Ndarja nga jeta e ish-kryebashkiakut të Pukës, Basha: Punoi me pasion për një Shqipëri demokratike

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të ish-kryetarit të Bashkisë Pukë, Beqir Arifaj, i cili humbi jetën si pasojë e Covid.

“Mësova me hidhërim të thellë për ndarjen nga jeta të Beqir Arifajt, arsimtarit, politikanit dhe ish-Kryetarit të Bashkisë Pukë. Ngushëllimet, lutjet dhe mendimet e mija janë me familjarët që humbën babain dhe bashkëshortin e përkushtuar, dhe me gjithë miqtë dhe kolegët e tij.Beqir Arifaj do të kujtohet përherë me mirënjohje nga brezat e nxënësve që arsimoi me pasion dhe dhembshuri, nga familjet pukjane për të cilat punoi pa pushim dhe nga të gjithë ne miqtë e kolegët e tij të betejave për Shqipërinë e zhvilluar dhe demokratike. U prehtë në paqe!”, shprehet kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

SHKARKO APP