Ndarja nga jeta e Kadri Zhulalit, Presidenti: La kontribute të spikatura në shkencën e Statistikës

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka shprehur ngushëllimit për ndarjen nga jeta e Prof.Dr.Kadri Zhulalit. Si një ish-student i Fakultetit të Ekonomisë, kreu i shtetit thotë se Zhulali la pas kontribute të spikatura në shkencës e Statistikës. ”Duke iu bashkuar vlerësimeve tërësisht të merituara të stafit pedagogjik të Fakultetit të Ekonomisë, u shpreh atyre, të gjithë kolegëve dhe ish-studentëve të tij dhimbjen time dhe në veçanti ngushëllimet më të sinqerta familjes Zhulali për këtë humbje të pazëvendësueshme”.

Postimi i plotë

I trishtueshëm lajmi i ndarjes nga jeta të Prof. Dr. Kadri Zhulalit, një personalitet i shkëlqyer shkencor dhe drejtues me kontribute të spikatura në drejtimin dhe modernizimin e Fakultetit të Ekonomisë dhe sidomos të shkencës së Statistikës në vendin tonë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Si ish-student i Fakultetit të Ekonomisë, kam kujtimet më të mira dhe vlerësimet më të larta për personalitetin e tij të veçantë, të padiskutueshëm dhe aq të dashur për studentët dhe kolegët e tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

Duke iu bashkuar vlerësimeve tërësisht të merituara të stafit pedagogjik të Fakultetit të Ekonomisë, u shpreh atyre, të gjithë kolegëve dhe ish-studentëve të tij dhimbjen time dhe në veçanti ngushëllimet më të sinqerta familjes Zhulali për këtë humbje të pazëvendësueshme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?