Ndarja nga jeta e kompozitorit Avni Mula, Presidenti Meta: Humbje e madhe që le pas shumë dhimbje!

Presidenti Ilir Meta ka reaguar me një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të kompozitorit të njohur Avni Mula, duke shprehur pikëllimin e tij të thellë dhe mbështetjen e tij për familjen e të ndjerit.

Mesazhi i plotë i Presidentit

Thellësisht i pikëlluar për ndarjen nga jeta të një prej kolosëve të muzikës dhe artit shqiptar, Avni Mula, personalitet i jashtëzakonshëm, intelektual i spikatur, model i përhershëm qytetarie, figurë e dashur dhe e respektuar nga të gjithë!
Humbje e madhe që le pas shumë dhimbje!
Në këto momente të vështira, jam pranë Invës, familjes së dashur Mula dhe komunitetit të artistëve!
Ngushëllimet më të ndjera dhe i paharruar kujtimi i Tij!
Lamtumirë Mjeshtër! U prehsh në paqen e merituar!

SHKARKO APP