Ndarja nga jeta e legjendës së futbollit, Presidenti Meta: Isha me fat që e njoha nga afër këtë njeri
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka ndarë një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të legjendës së futbollit shqiptar, Prof. Miço Papadhopulli.
Në mesazhin e tij, Presidenti Meta shprehet se ky është lajm shumë i dhimbshëm për të dhe për të gjithë ata që e njohën dhe e donin për kontributet e jashtëzakonshme në zhvilimin e futbollit shqiptar edhe si kampion në fushën e blertë, por edhe si drejtues, frymëzues i sportit tonë përgjatë gjithë jetës së tij.
“Isha me fat që e njoha nga afër këtë njeri, sa të madh aq dhe të dashur e të thjeshtë. U prehtë në paqe shpirti i tij i pastër dhe i madh!”- shkruan ndër të tjera Meta.
Në vjim mesazhi i plotë i Presidentit Meta
Ndarja nga jeta e “Dajës” legjendar të futbollit shqiptar Prof. Miço Papadhopulli është një lajm shumë i dhimbshëm edhe për mua si për të gjithë ata që e njohën dhe e donin për kontributet e jashtëzakonshme në zhvilimin e futbollit shqiptar edhe si kampion në fushën e blertë, por edhe si drejtues, frymëzues i sportit tonë përgjatë gjithë jetës së tij.
Në këto momente jam pranë Familjes Papadhopulli dhe gjithë dashamirësve të pafund të tij, pranë klubit Partizani për të cilin kontribuoi në suksese historike brenda e jashtë vendit, pranë Federatës së Futbollit dhe gjithë sportdashësve tanë.
Isha me fat që e njoha nga afër këtë njeri, sa të madh aq dhe të dashur e të thjeshtë. U prehtë në paqe shpirti i tij i pastër dhe i madh!