Ndarja nga jeta e Sabit Brokajt, Meta: Ishte i angazhuar në çështjet kombëtare, humbje që na lëndoi të gjithëve

Presidenti Ilir Meta ka reaguar në lidhje me ndarjen nga jeta të politikanit të njohur Sabit Brokaj.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, kreu i shtetit shpreh ngushëllime, ndërsa shton se Brokaj ishte gjithmonë të angazhuar në çështjet kombëtare edhe si deputet e ministër.

MESAZHI I METËS
Trishtues lajmi për ndarjen nga jeta të Profesor Sabit Brokaj, mjekut dhe intelektualit të shquar, gjithmonë të angazhuar në çështjet kombëtare edhe si deputet e ministër.
Ngushëllimet më të ndjera familjes Brokaj, të afërmve dhe miqve të tij për këtë humbje të pazëvendësueshme që na lëndoi të gjithëve ne që e njohëm nga afër.
I paharruar kujtimi i Profesor Sabitit!

SHKARKO APP