Nderimi i veçantë i Presidentit për heronjtë Perlat Rexhepi, Jordan Misja dhe Branko Kadia (Video)

Presidenti i Republikës Ilir Meta vijon vizitën e tij në zonën e Labërisë, ku ka nderuar edhe heroin e popullit Perlat Rexhepi, (i lindur në Vajzë të Vlorës), i cili së bashku me heronjtë Jordan Misjen dhe Branko Kadinë bënë epopenë e Tre Heronjve të Shkodrës,
I rrethuar nga fëmijët e fshatit Vajzë, pranë bustit të Perlat Rexhepit, Presidenti Meta ka recituar vargjet e famshme të këngës së njohur patriotike të shkuar dhe kompozuar nga Kolë Jakova.
Në nje video amatore shikohet se si Presidenti reciton vargjet e famshme.

Drita dal ka here
po trekot nje dere
çilni mor te mjere
se nuk dilni dot.

C’ka po thote Perlati
burra behuni gati
se ka ardh sahati
t’hujt me i dhane barot.

C’ka po thote Kadia
flake le te kallet shpia
ta marr vesh Shqipnia
se na i dalim zot.

Swiss Digital Desktop Reklama

C’ka po thote Jordani
punet i ndan vatani
ta marr vesh talani
si luftojne na sot.

Swiss Digital Mobile Reklama

Hajde toska i vogel
dridhe mal e koder
binde mbar nje Shkoder
Oso Kuk tamam.

Perlat toske vlonjaku
atje ku t’ra gjaku
lulezoi zambaku
lule per mejdan.

Perlat fol nje fjale
fryma sa t’padal
shokeve me m’ju fale
qe po qajne me lot.

Jordan Misja, Branko Kadia dhe Perlat Rexhepi janë tre heronjtë e Shkodrës që u vranë në përpjekje me armikun më 22 qershor 1942. Të rrethuar në një shtëpi shkodrane, tre heronjtë luftuan me orë të tera për të mos rënë në dorë të fashistëve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?