Ndërron jetë edhe 34 vjeçarja, bilanci arrin në 5 viktima
Pas katër viktimave në aksin Fushë-Krujë-Thumanë ka ndërruar jetë edhe 34-vjeçarja Rudina Haka duke e çuar në 5 numrin e viktimave.
Viktima kanë mbetur çifti i të rinjve Shkumbin Brati, 20 vjeç dhe Almeina Karaj, 16 vjeçe, jeta e të cilëve është prerë në mes, një ditë pasi ishin fejuar. Nga përplasja e fortë e dy makinave, ka humbur jetën edhe drejtuesi i makinës ku ishin dy të rinjtë Artan Alushi, 30 vjeç si dhe shoferi i makinës tjetër Alfred Dika, 39-vjeç si dhe sot 34-vjeçarja Haka.