Ndërron jetë në moshën 65-vjeçare Presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli

Presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli, ka ndërruar jetë në moshën 65 vjeçare. Lajmin e ka bërë të ditur për mediat zëdhënësi i tij.

Sassoli ishte sëmurë rëndë që prej më shumë se dy javësh duke anuluar çdo lloj aktiviteti. Sassoli ishte shtruar në një spital në Itali muajin e kaluar për shkak të komplikacioneve serioze me sistemin e tij imun.

Sassoli ndërroi jetë në orët e para të martën në një spital në Aviano”, shkroi në Twitter zëdhënësi i tij Roberto Cuillo.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në shtator të vitit të kaluar ai u shtrua në një spital në Strasburg ku u trajtua për pneumoni. Pastaj daljes nga spitali, italiani iu kthye detyrës në nëntor.

Swiss Digital Mobile Reklama

David Sassoli më herët ka qenë gazetar pastaj është futur në politikë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?