Ndërron jetë vjehrri i Lulzim Bashës

Eshtë ndarë nga jeta vjehrri i Lulzim Bashës. Xhaferr Isufi, një prej inxhinierëve më të mirë shqiptar, mësohet se sot ka ndërruar jetë.

Disa vite ai ka punuar edhe në Median “KOHA JONE”.

Redaksia e Koha Jone i shpreh ngushëllimet familjes së tij për humbjen e parakohshme të njeriut të tyre të dashur.

Swiss Digital Desktop Reklama

Lajmi e ka bërë me dije vetë e bija, Aurela Basha përmes një statusi në rrjetet sociale. Ajo thotë se babai i saj Xhafer Isufi do të përcillet në banesën e fundit ditën e nesërme.

Swiss Digital Mobile Reklama

Njoftimi

Lajmërim! Me hidhërim të thellë njoftojmë sot ndarjen nga jeta të njeriut tonë të shtrenjtë, bashkëshortit, babait dhe gjyshit, Z. Xhafer Isufi.

Nderimet e fundit do të bëhen në ambientet e “Funeral Home Herri”.

Adresa: Rr. “Asim Vokshi”, përballë shkollës “Harry Fultz”, prej ditës së sotme dateë 20 Janar, deri nesër paradite.

Varrimi bëhet nesër, e premte, 21 janar, ora 11:00, te varrezat e Sharrës.

Familja pret ngushëllime në ambientet e Restorant Piaza, pas Pallatit të Kulturës, në 22 dhe 23 janar, ora 10:00-12:00 dhe 16:00-20:00.

Me mirënjohje dhe respekt,

Familja Isufi-Hitaj-Bozhaj

Pak muaj më parë, në nëntor të vitit të kaluar, edhe kryedemokrati Lulzim Basha humbi të atin  Xhelal Basha.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka të drejtë Trumpi për Groenlandën?