Ndërtesa më e lartë në botë vishet kuqezi, urim special për 28 Nëntorin (VIDEO)
Edhe pse bota po lufton me Covid-19, në Shqipëri ka festë edhe pse jo si çdo vit. Një urim i veçantë, Shqipërisë i ka ardhur në këtë 108-vjetor të Pavarësisë edhe nga kulla më e lartë, ajo në Dubai. Burj Khalifa është veshur kuq e zi për nder të Ditës së Flamurit. Vetë faqja e saj zyrtare ka ndarë një video nga momenti, kur Burj Khalifa vishet me ngjyrat e flamurit shqiptar, ndërsa në sfond është himni jonë kombëtar. Kulla ka ndriçuar kuq e zi gjatë pasdites së sotme dhe ka qëndruar ashtu për të paktën dy minuta.