Ndërtimet në Vermosh, Rama: Zonë magjepsëse e preferuar nga turistët falë bukurive të rralla

Kryeministri Edi Rama këtë mbrëmje ka ndarë foto nga Vermoshi, ku po ndërtohet banesa për të pritur turistët, si ata të huaj dhe vendas.

”Nga puna në Vermosh, një tjetër zonë magjepsëse e preferuar gjithnjë e më shumë nga turistët vendas e të huaj falë bukurive të rralla që ofron, me ambicien e pandalshme tonën për të zhvilluar më tej edhe turizmin malor duke shndërruar Shqipërinë në një perlë të turizmit gjithëvjetor”,-shkruan Rama.

SHKARKO APP