Ndërtimi i aksit Thumanë-Kashar, banorët e Bërxullës në protestë: Duam vlerën e pronës sonë. Rama të vij brenda javës

E diela për banorët e Bërxullës është protesta, kjo për shkak se nuk janë dakord me zhvlerësimin që u bëhet pronave të tyre të cilat preken nga ndërtimi i aksit Thumanë-Kashar.

Prej rreth 5 muajsh, ata protestojnë duke kërkuar që të vihen në dijeni të projektit, dhe që tokat dhe banesat e tyre të vlerësohen me çmim tregu nga firma ndërtuese që ka marrë përsipër projektin.

”Ne do ta mbrojmë të drejtën tonë. Ai kryeministër që fshihet pas asaj ministres. Të vish këtu dhe të bësh reprezalje me fshatarët është e paimagjinueshme. Kryeministri të vij brenda javës të merremi vesh dhe ti japim përgjigje përfundimisht.

Ne nuk jemi kundër rrugës, por të na japin hakun tonë! Po protestojmë për të drejtën tonë. Të vish ta marrësh më 4 mijë lek. Këtë pronë nuk e japim se e kemi blerë me flori. Është masakër! 40 ha që kap kjo këtu! Pse të ushqehet ai me hakun e me djersën tonë. Pa na dhënë lekët sa e ka çmimi i pronës aq të na japin”.

SHKARKO APP