Ndërtimi pa leje brenda mureve të Kalasë, Bozdo: U bë me bekimin e Ramës

Bashkia e Tiranës, përmes Nënkryetarit në detyrë Enno Bozdo, akuzoi Kryeministrin Edi Rama se ka lejuar ndërtimin e paligjshëm që po kryhej brenda mureve të kalasë së Tiranës, pranë ish-Pallatit të Pionierëve, monument kulture i kategorisë A.

përmes një deklarate, Bashkia e Tiranës thekson se në bazë të ligjit për trashëgiminë kulturore, në zonat arkeologjike “A” është e ndaluar çdo lloj ndërhyrjeje me karakter ndërtimor.

Sipas Bashkisë, ndonëse Ministria e Kulturës,Ministria e Brendshme dhe IMKT ishin njoftuar për këtë ndërtim flagrant, nuk ishte marrë asnjë masë edhe pse ndodhej vetëm pak metra larg ministrisë së Brendshme, ndërsa ndërtimi kryhej nga miku i Edi Ramës, Alban Xhillari.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës,EnnoBozdo theksoi se pa miratimin e Edi Ramës do ishte i pamundur ky ndërtim nën hundën e policisë dhe të IMKT.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Jemi këtu për të denoncuar një akt të paprecedentë, atë të ndërtimit në një zonë historike, arkeologjike, me bekimin e Edi Ramës, të mikut të tij Alban Xhillari.

Është një krim që i bëhet historisë, kulturës së qytetit që ndodh nën hundën e Ministrisë së Brendshme, vetëm 50 metra larg Ministrisë së Brendshme, ndodh me bekimin e Edi Ramës, me bekimin e forcave të rendit, me bekimin e Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik apo të Mbrojtjes së Territorit, siç quhet tani dhe ky është standardi i dyfishtë që ka vendosur Edi Rama, sepse sipas ligjit për trashëgiminë kulturore, çdo ndërhyrje me karakter ndërtimor në një zonë të tillë është rreptësisht e ndaluar”, theksoi Bozdo.

 

Ne jemi në dijeni që specialistët e Tiranës, të Drejtorisë Rajonale të Monumenteve të Kulturës kanë njoftuar Inspektoriatin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, që subjekti Follie sh.p.k ka filluar ndërtimin në një zonë arkeologjike, në qendër të Tiranës që në datën 14 maj 2015 dhe Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik i cili bashkë me policinë e shtetit nuk lë rast pa arrestuar çdo fakir që e gjen duke lyer shtëpinë, që e gjen duke ndërruar pllakat e banjës apo që e gjen me mistri në dorë, kësaj radhe ka heshtur dhe e gjithë kjo ndodh me bekimin e Edi Ramës.

Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Vendor, pra inspektoriati i Bashkisë së Tiranës ka ndërmarrë të gjithë hapat e duhur procedurialë, në respekt të ligjit dhe procedurës dhe sot jemi këtu për të demonstruar se ndërtime të tilla nuk do të ndodhin e s’kanë për të ndodhur kurrë.

Nga ana tjetër duam të denoncojmë standardin e dyfishtë që Edi Rama ka vendosur për qytetarët e këtij vendi, për miqtë e tij që ndërtojnë nën hundën e organeve shtetërore, nën hundën e policisë, me bekimin e INUK dhe për shqiptarët e tjerë të cilët burgosen, rrëmbehen vetëm e vetëm sepse duan të rregullojnë shtëpitë e tyre.

Edi Rama e ka dëshmuar se nuk e njeh ligjin, se abuzimi me pushtetin është karakteristikë e kësaj qeverie.

Të gjithë e kanë parë përdhosjen që kryeministri i ka bërë selisë së kryeministrisë, monument kulture  apo projektin e betonizimit të sheshit “Nënë Tereza”. Për çdo qytetar, sot është e qartë pse e donte pushtetin vendor Edi Rama, pse hodhi miliona euro dhe ndërmorriçdo veprim për të marrë Bashkinë e Tiranës", tha Bozdo.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?