Ndërtohet shkolla e re në Librazhd, Gjiknuri: Investim i duhur për gjithë banorët e zonës

Nxënësit e Njësisë administrative Polis në Librazhd do të kenë mundësi që të studiojnë në një shkollë tërësisht të re. Sekretari i Përgjithshëm i PS-së Damian Gjiknuri bashkë me kryetarin e Bashkisë Kastriot Gurra inspektuan përfundimin e punimeve të shkollës Mirakë-Plane e cila është e pajisur dhe me sisteme ngrohjeje dhe terrene sportive.

Numri dy i socialistëve deklaroi se më në fund nxënësit e kësaj zone do të kenë mundësi ta zhvillojnë mësimin në ambientet e reja të shkollës, e cila është transformuar totalisht. Ai vlerësoi punën e kryebashkiakut Gurra dhe kontributin e Fondacionit “Mirësia”.

“Është shumë e bukur, një shkollë e mrekullueshme. Një investim shumë i mirë. Unë dua të falenderoj Kastriotin për idenë, por mbi të gjitha miqtë që na kanë mbështetur “Fondacionin Mirësia”. Unë mendoj se ky është investimi më i mirë, më i duhuri dhe meritojnë respektin e të gjithë krahinës për këtë punë të mirë që kanë bërë. Më vjen mirë që ka krijuar një bashkëpunim shumë të mirë me të gjitha fondacionet e ndryshme të cilat kanë aktivitet në vendin tonë. Ka ditur ta shfrytëzojë shumë mirë për komunitetin e Librazhdit duke bërë këtë dhuratë kaq të bukur”, deklaroi Gjiknuri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kryebashkiaku Kastriot Gurra u shpreh se ndërtimi i kësaj shkolle ka qenë një kërkesë e hershme e banorëve. Ai theksoi se paralelisht po punohet dhe për rikualifikimin urban të qendrës së fshatit.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ne kemi filluar poshtë edhe rikualifikimin urban të qendrës së fshatit. Kjo shkollë ishte e domosdoshme sepse na e kishin kërkuar shumë banorët. Falë kontributit të Korabit që e kemi mik të mirë këtu në Librazhd, u bë i mundur ndërtimi i kësaj shkolle, e cila është ndërtuar nga e para. Këtu ka qenë një shkollë e ndërtuar nga vitet 80’ e cila e kishte humbur komplet funksionin për shkak të amortizimit të madh që kishte. Na u desh ta shembnim komplet, të ndërtonim një shkollë nga e para e cila siç e shihni besoj është një nga shkollat më të mira në qarkun e Elbasan. Kemi ndërhyrë edhe me ngrohjen”, u shpreh Gurra.

Shkolla e vjetër ishte ndërtuar në vitet “80 dhe ishte shumë e amortizuar. Godina e re u ndërtua nga Fondacioni “Mirësia” në bashkëpunim me Bashkinë Librazhd.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?