Ndeshja përfundimtare Presidencë – Rilindje përfundoi me rezultatin e pastër 4:0

Nga Avni Delvina

Një opinion i Hajro Çini në lidhje me ngjarjet e sotme të Komisionit të Venecias e shoqëruar me një grafikë timen. Në grafikë, Presidenti së bashku me anëtaret e Komisionit të Venecias duke bere tifo… Presidenca – Rilindja 4:0.
Sot në stadiumin ndërkombëtar të Strasburgut u zhvillua ndeshja përfundimtare Presidencë – “Rilindje”, e cila përfundoi me rezultatin e pastër 4:0.

Golin e parë e shënoi Presidenti Meta me një goditje të fortë nga distanca, ku shpejtësia e gjuajtjes e kalonte 200 km/orë, duke zhdekretuar zgjedhjet.

“Rilindja” u mundua me të gjitha mënyrat për ta anuluar atë gol. Kishte përfshirë në formacion edhe një nga lojtarët më të shtrënjtë të mashtrimit dhe korrupsionit ndërkombëtar, spekullantin Soros. U duk sikur pati ndonjë shpresë, me ndonjë shpallje gol off-site, se gjoja Presidenti kishte shkelur Kushtetutën. Presidenti me mençuri dhe urtësi, sqaroi në mënyrë shteruese, të logjikshme, i mbështetur fuqimisht në Kushtetutën e Republikës dhe përvojën e tij të gjatë dhe ngjeshur politike dhe rezultai u ngrit në 2:0.

Duke kaluar nëpër mashtrime, paligjshmëri, propagandë të gënjeshtër dhe boshe, “Rilindja” kishte krijuar shtegun për t’i bërë autogolin e parë vetes. Duke shpartalluar Gjykatën Kushtetuese të Republikës, duke prishur kështu veçorinë më të artë të demokracisë, atë të ndarjes së pushteteve, pra rrëzuar Rendi Kushtetues, “Rilindja” ra viktimë e vetvetes. (Kush i bën varrin shokut, bie vetë brënda – na mëson mençuria popullore). Dekretin e Presidentit mund ta sfidonte vetëm nëpërmejt Gjykatës Kushtetuese, kështu i erdhi rasti autogolit, 3:0.

Autogoli tjetër erdhi kur, pasi u zgjua Komisioni i Venecias, detyroi përfaqsuesit e “Rilindjes” të kërkojnë falje për tentimin për keqpërdorim të Komisionit.

Megjithë gëzimin e fitores, jam i trishtuar kur shoh se sot Shqipëria përfaqsohet si më 1944, nga llumi i kombit, Tao-Tao etj.

Imagjinoni se sa poshtë ka rënë kombi ynë, dikur përfaqsoheshim nga, Abdyl Bej Frashëri, Syrja Bej Vlora, Mehmet Bej Konica, At Gjergj Fishta, At Fan Noli etj. nga ajka e kombit në llumin e tij.

I uroj fitoren e shkëlqyer Presidentit Meta, ndaj “Rilindjes”, Soroizmit, krimit të organizuar dhe mafies ndëkombëtare.

SHKARKO APP