Ndeshja Shqipëri-Çeki, ministri Balla: Policia do të bëjë gjithçka për të mos lejuar incidente

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla bën me dije se Policia e Shtetit do të bëjë gjithçka për të mos lejuar incidente gjatë ndeshjes mes Shqipërisë dhe Çekisë, që do të luhet nesër në orën 20:45 në “Air Albania”. Balla i bën thirrje çdo sportdashësi që të sillet si lojtari i 12 në mbështetje të kombëtares kuq e zi.

“Policia e Shtetit do të bëjë gjithçka për të mos lejuar incidente gjatë ndeshjes Shqipëri – Republika Çeke. I bëj thirrje çdo sportdashësi të sillet si lojtari i 12 në mbështetje të kombëtares kuq e zi”, shkruan ministri i Brendshëm.

Policia ka prezantuar edhe një plan masash me qëllim garantimin e sigurisë para, gjatë dhe pas ndeshjes. Po ashtu, policia u ka bërë apel të gjithë tifozëve që të zbatojnë ligjet e shtetit shqiptar, pasi në të kundër do të përballen me sanksione penale.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?