NDI: Qeveria të japë llogari për prishjen e njëanshme të Teatrit
NDI, Instituti Kombëtar Demokratik, ka reaguar për çështjen e Teatrit Kombëtar, ku thotë se prishja ka ardhur në mënyrë të njëanshme. ”NDI angazhohet të mbështesë përpjekjet e përbashkëta për të forcuar llogaridhënien dhe transparencën e qeverisë, dialogun ndërpartiak, angazhimin e shoqërisë civile dhe gjithëpërfshirjen sociale”.
Reagimi i plotë
Prishja në mënyrë të njëanshme e Teatrit Kombëtar në situatë të pandemisë Covid-19, nënvizon nevojën për të përmirësuar më tej normat demokratike të transparencës, përgjegjshmërisë së qeverisë ndaj publikut dhe vendimmarrjes gjithëpërfshirëse. Ato janë thelbësore për demokracinë. Për këtë qëllim, NDI angazhohet të mbështesë përpjekjet e përbashkëta për të forcuar llogaridhënien dhe transparencën e qeverisë, dialogun ndërpartiak, angazhimin e shoqërisë civile dhe gjithëpërfshirjen sociale.