Ndihma e BE-së për Ballkanin, Shehu: ”Elektroshok” për Ramën, nuk përballet pandemia me rolin e ”lypsarit”

Komisioni Europian, ka miratuar një paketë prej 70 milionë eurosh për të ndihmuar financimin e qasjes së partnerëve të Ballkanit Perëndimor në vaksinat Covid-19 të siguruara nga shtetet anëtare të BE-së. Për ish-deputetin e PD-së, Tritan Shehu ky vendim është një ”elektroshok” për kryeministrin Edi Rama. ”Shqipëria renditet pothuajse e vetme në rajon e Europë krejt e pa mbuluar, pa asnjë kontratë me prodhues epo me vende të tjera, vetëm me një marrëveshje angazhimi me COVAX, karakteristikat e të cilit nuk premtojnë zgjidhje të problemit për ne. Në këto kushte ndihma e BE-së, është shumë e rëndësishme, jo vetëm për përballimin e një pjesë të nevojave tona, por dhe si një sinjal që Rama e qeveria e tij e pa përgjegjeshme të “tunden” e të kuptojnë rëndësinë që ka ky proces vaksinimi për jetën e shëndetin e qytetarëve, ekonominë dhe lidhjet e lëvizjet e nesërme me BE-në”,-shkruan Shehu në facebook.

Postimi i plotë

Së pari duhet falënderuar Brukseli për fondin prej 70 milion euro në ndihmë të vendeve të Ballkanit Perëndimor për vaksinimin kundër Covid-19. Nga vendet tona, Shqipëria renditet pothuajse e vetme në rajon e Europë krejt e pa mbuluar, pa asnjë kontratë me prodhues epo me vende të tjera, vetëm me një marrëveshje angazhimi me COVAX, karakteristikat e të cilit nuk premtojnë zgjidhje të problemit për ne.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në këto kushte ndihma e BE-së, është shumë e rëndësishme, jo vetëm për përballimin e një pjesë të nevojave tona, por dhe si një sinjal që Rama e qeveria e tij e pa përgjegjeshme të “tunden” e të kuptojnë rëndësinë që ka ky proces vaksinimi për jetën e shëndetin e qytetarëve, ekonominë dhe lidhjet e lëvizjet e nesërme me BE-në.

Swiss Digital Mobile Reklama

Rama duhet të kuptojë se ky problem nuk mund të përballohet vetëm duke bërë rolin e “lypsarit” me trastë në qafë e pritur në “gjumë lëmoshat”, siç po vepron qeveria e pa aftë e jona. Ndihma e BE-së nuk mund te zgjidhe te gjitha nevojat tona per vaksina, qe shkojne ne reth 5,5 M doza, ajo do te mbuloje nje pjese te tyre, por duhet te sherbeje edhe si nje “elektroshok zgjimi” per Kryeministrin, qe vazhdon te “fleje” e qe flet vetem sipas “endrave”.

Se paku tashti, ne muajt qe i kane mbetur kesaj Qeverie ne ikje, kjo duhet te lere genjeshrat e mashtrimet per te rikuperuar nje pjese te asaj qe nuk e ka bere ne kohen e menyren e duhur, pra te angazhohet seriozishe e konkretisht per te mbyllur disa kontrata me kompani te sigurta apo dhe me vende te BE, per te siguruar sasine e nevojeshme te vaksinave, ne nje kohe sa me te shkurter. Humbja e me tejshme qofte edhe e nje dite, eshte humje jetesh, shendeti e cmim i rende ekonomik. Ne fakt ky eshte nje cmim, qe shqiptaret do te duhet te paguajne deri me 25 Prill per Rilindjen ne qeverisje.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?