Ndihma në zonat e përmbytura të Vlorës. Rama viziton Novoselën
Në Novoselë të Vlorës, uji është tërhequr nga banesat, dhe aktualisht ka nisur shpërndarja e ushqimeve në të gjithë zonën. Në komunën e prekur nga përmbytjet vijojnë reshjet e shiut, por pa përbërë rrezik për përmbytje të reja.
Sot në Vlorë do të jetë dhe kryeministri Edi Rama, i cili do të të ndalojë në një biznes të prekur nga përmbytja.
Gazetarja Jerola Ziaj na informon se pothujse të gjitha fshatrat janë të kalueshme, banorët kanë mundësi të dalin dhe të kontrollojnë dëmet. Ka nisur shpërndarja e ushqimeve, por një nga problematikat kryesore është ushqimi për kafshët.
Ndihmat janë akumuluar nga bizneset brenda dhe jashtë vendit. Aktualisht të gjithë banorët mund t’i tërheqin ndihmat në komuna, ose nëpërmjet shpërndarjes nga forcat e ushtrisë.