Ndikimi i Covid-19 në ekonomi, Denaj: Më shumë biznese dhe të punësuar në 2020

Këtë të hënë në seancën e radhës në Kuvend, e thirrur në interpelancë parlamentare mbi gjendjen e ekonomisë dhe reagimin e qeverisë, ministrja e Financave Anila Denaj ka dhënë shifrat pasojat e pandemisë së Covid-19 tek bizneset dhe tregu i punës.

Nga ana tjetër, ministrja Denaj bëri me dije se viti 2020 u mbyll me rritje, si të numrit të bizneseve ashtu edhe të të punësuarve.

”Shifrat e vitit që shkoi tregojnë se në të gjithë vlerën efektive neto të regjistrim, çregjistrim, pezullim, ne kemi një situatë që shkon me një efekt neto pozitiv me 203 biznese. Për periudhën janar-dhjetor të vitit 2020 efekti neto i të gjitha këtyre veprimeve 5704. Kjo nuk do të thotë që biznesi nuk e kishin të vështirë situatën, por masat e marra për biznesin e vogël kanë dhënë efekt”.

SHKARKO APP