Ndikimi rus në rajon, Rama: Duhet të jemi të bashkuar politikisht në Ballkanin Perëndimor
Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për emisionin “Porta a Porta”, foli edhe për mbi ndikimin e luftës në Ukrainë në Ballkan dhe në veçanti në Shqipëri.
”Duhet të bëjmë gjithçka për të shmangur që pasioni luftarak, të mos na përfshijë edhe ne në krijimin e mosmarrëveshjeve mes vendeve anëtare të NATO-s dhe pro NATO-s në Ballkan dhe mes Serbisë dhe komuniteteve që i përkasin një bote sllavo-ortodokse, që është e lidhur ngushtë me Rusinë”,-tha Rama.
Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarit, Rama theksoi se nuk mund të mendohet një Bashkim Europian që përfshin Shqipërinë dhe vendet e tjera të Ballkanit, pa Serbinë.
”Mundësia më e madhe është që ky është një nga konfliktet e ashtuquajtura të ngrira, por me një dimension mjaft mbresëlënës që mund të marrë peng jo vetëm Rusinë dhe Ukrainën, por të gjithë botën për një periudhë të gjatë kohore. Nëse rusët kanë qenë gjithmonë luftëtarë mjaft të ashpër, ukrainasit janë të njëjtë. Kështu të thuash që këtu mund të vendoset pa ata, më duket mjaft e vështirë”,-tha më tej Rama.