Ndjekje me policë e dron! Arrestohet 42-vjeçari në Lezhë, bashkë me mikun e tij që e ndihmoi të fshihej (VIDEO)
Një 42-vjeçar është arrestuar nga policia pasi ishte shpallur në kërkim më parë, me precedent të mëparshëm penal, në fushën e vjedhjes së pronës.
Kapja është bërë nga policia pas disa minutash ndjekje dhe mbajtjeje nën vëzhgim me dron nga shërbimet e Policisë.
Njoftimi i policisë:
Gjithashtu, arrestohet në flagrancë fqinji i tij, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”.
Shërbimit e Komisariatit të Policisë Kurbin, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë organizuar punën për kapjen e tij. Si rezultat kanë bërë të mundur që pas disa minutash ndjekjeje dhe mbajtjeje nën vëzhgim me anë të dronit të kapnin dhe të arrestonin shtetasin:
Ervin (Astrit) Kasmi, 42 vjeç, banues në Fushë Milot, me precedent të mëparshëm kriminal në fushën e vjedhjes së pronës.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim kombëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Kurbin e ka dënuar me 3 vite burgim, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim.
Gjithashtu, është arrestuar në flagrancë shtetasi A. B., 41 vjeç, banues në Fushë Milot, pasi ka penguar punonjësit e Policisë në kryerjen e detyrës duke i kundërshtuar ata dhe ka ndihmuar shtetasin Ervin Kasmi të fshihet në banesën e tij.
Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.
KOHA JONË SONDAZH

