“N’do me hirë, n’do me pahirë”/Grupi Parlamentar i PD-së thirrje deputetëve për t’u paraqitur në seancë

Pavarësisht se Parlamenti i ka përjashtuar për 11 ditë 23 deputetë të opozitës, këta të fundit kanë vendosur të shkojnë në Parlament.

Seanca e radhës është parashikuar për ditën e hënë në orën 17:00, ndërsa grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka vendosur që të gjithë deputetët të jenë të pranishëm dhe të mblidhen para ndërtesës së Parlamentit në orën 16:30 minuta për të shkuar siç thuhet në njoftim “në grup, në seancë”.

“N’do me hirë, n’do me pahirë”- është moto e tyre, të cilët bëjnë thirrje kryeministrit të mos i bllokojë, pasi përndryshe do të ketë përplasje fizike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për shkak të bllokimit të seancës së shkuar parlamentare, çka detyruan kryeparlamentare ta ndërpresë seancën pa miratuar ligjet, ata janë dënuar nga Byroja e Kuvendit që drejtohet nga PS. Midis deputetëve të përjashtuar janë edhe kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi si dhe ish-kryeministri Sali Berisha.

Swiss Digital Mobile Reklama

Bllokimi i seancës erdhi pas nisjes së aksionit të ri të opozitës kundër bllokimit nga ana e mazhorancës në pushtet të komisioneve hetimore dhe përfaqësimit të opozitës në Komisionin e Reformës Zgjedhore.

Nesër ata kanë vendosur të hyjnë në parlament edhe me forcë.

Ndërkohë militantët e PD do të jenë para parlamentit, aty ku zhvillohen seancat parlamentare, afër Xhamisë së Re.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?