Rama ankohet se po e censurojnë mediat!

Teksa gjithë raportet ndërkombëtare të mediave kritikojnë qeverinë se ka nën kontroll shumicën e televizioneve dhe mediave në vend, kryeministri Edi Rama ankohet se aktivitetet e tij nuk po pasqyrohen.

Në një postim në Facebook, Edi Rama ka thumbuar mediat ditën e sotme, pasi sipas tij nuk i kanë transmetuar takimin e PS-së në Elbasan. “Zgjedhjet në PS nuk bëjnë lajm në mediat e zëna me thashetheme, gënjeshtra e të zeza nga vendi e bota, por ato janë një proces me shumë pjesëmarrje, organizatë më organizatë e asamble më asamble, ku Partia Socialiste po ripërtërihet e riorganizohet për sfidën e vitit 2021”, shkroi Rama në Facebook.

SHKARKO APP