Ndoka kundër shkarkimit të Metës: Rama kërkon të heq vëmendjen nga vjedhja e zgjedhjeve

Kreu i PDK-së, Nard Ndoka del kundër shkarkimit të Ilir Metës si President. Ai e gjuan si mjet të mazhorancës për të larguar vëmendjen nga vjedhja e zgjedhjeve të 25 prillit.  Ftesën e kryeministrit Edi Rama për Lulzim Basha e quan një mashtrim.

“Kundër shkarkimit të Metës, shmangia e vëmendjes nga drama e madhe e vjedhjes së zgjedhje. Ftesa e Ramës për Bashën, demagogji nga një mashtrues politik i certifikuar”, tha Ndoka në Report Tv.

Pas zgjedhjeve të 25 prillit, Ndoka i cili nuk e fitoi mandatin e deputetit, pranon se te aleatët ka një frymë jo të mirë, pasi nuk dihet sesi do të vijojnë tani, dhe për këtë nuk ka asnjë reagim nga Basha. Po ashtu ai komentoi edhe deklaratën e Agron Dukës, i cili përgëzoi Ramën për fitoren, duke hënë se e ka pranuar që është nxituar.

SHKARKO APP