Ndoka për ”KJ”: Koha për t’u ndarë nga aventura politike e Ramës, opozita të mendojë për fatet e vendit
Kreu i PDK-së, Nard Ndoka, në një prononcim për ”Koha Jonë”, thotë se opozita duhet të mendojë mirë për fatet e vendit dhe për të ka ardhur momenti për t’u ndarë nga aventurat politike të Ramës. Ujërat për Reformën Zgjedhore i trazoi dje kryeministri Edi Rama, i cili rrëzoi dy nga kushtet e opozitës, e para dhe kryesorja për qeverinë kujdestare para zgjedhjeve. Thirrja e Ndokës është që opozita të mendojë vetëm për largimin e Ramës.
Pyetja e Koha Jonë
Çdo të thotë për Ju prishja e konsensusit për Reformën Zgjedhore nga Kryeministri? Dhe si do reagoni ndaj këtij veprimi të mazhorancës?
Deklarata e Nard Ndokës
Nëse mazhoranca aktuale dhe Kryeministri Edi Rama prishin konsensusin për Reformën Zgjedhore, opozita duhet të mendojë mirë për fatet e demokracisë dhe të vendit. Largimi i Ramës nga pushteti duhet të jetë axhenda e parë dhe e fundit e “Opozitës së Bashkuar”. Ky është momenti për tu ndarë përfundimisht nga aventurat politike të Edi Ramës e Rilindjes se tij të pjerdhur.