Ndryshime në KOHA JONE, gazetari Herion Mesi emërohet kryeredaktor i gazetës
Botuesi i “Koha Jonë”, Nikoll Lesi ka pranuar dorëheqjen e kryeredaktorit, Qamil Xhani dhe ka emëruar gazetarin Herion Mesi, kryeredaktor të “Koha Jonë”.
Me këtë rast stafi i gazetës dhe botuesi falënderojnë z. Xhani për kontributin dhe përkushtimin 10-vjeçar në drejtimin e gazetës, duke mbetur në historinë e saj 30-vjeçare si një prej drejtuesve profesionistë.
Gjithashtu gazetarët Rozalb Lika dhe Daniel Muçaku emërohen zv/kryeredaktorë të medias KOHA JONE.
KOHA JONË SONDAZH

