Ndryshimet kushtetuese. Tension në sallën e Kuvendit
Seanca për ndryshimet në Kushtetutë po shoqërohet me debate mes deputetëve. Përfaqësuesi i Ballit Kombëtar, Adriatik Alimadhi kundërshtoi listën e deputetëve që kanë firmosur kërkesën për ndryshimin e ligjit themeltar të shtetit.
Alimadhi ka debatuar në sallë me kolegët e tij. Ndërkohë Ruci i ka kërkuar që të pushtojë, duke i tërhequr vëmendje disa herë.
Më herët, Alimadhi tha në foltoren e Kuvendit se nuk është e ligjshme që një deputet të ketë firmosur në emër të disa deputetëve të tjerë. Po ashtu, Alimadhi shtoi se emrat që kanë firmosur dokumentet për ndryshimin e ligjit themeltar të shtetit, nuk e kanë të qartë atë që kanë kërkuar.
Alimadhi deklaroi se në këto kushte, me shkelje të rënda proceduriale nuk ka kuptim të vazhdohet me votimin.
Pas akuzave të Alimadhit, kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi deklaroi se procedura është e rregullt dhe nuk ka asnjë shkelje të Rregullores së Kuvendit.
Lexoni edhe..
Nikoll Lesi: Sot, më 30 korrik 2020, Edi Rama ka shansin e jetës!
Opozita e Bashkuar reagon para seancës: Qëndroji marrëveshjes së nënshkruar
Palmer: Marrëveshja e 5 qershorit pasqyron bashkëpunimin e ngushtë mes Shqipërisë dhe SHBA
Manjani: Opozita të vihet në krye të zgjedhjeve. Dialogu u minua nga “tritoli politik” Rama
KOHA JONË SONDAZH

