Ndryshimet në kabinet, Lulzim Basha: Rama mbush qeverinë me anonimë

Kreu i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha reagoi sot në lidhje me Kongresin e Partisë Socialiste ku kryeministri Rama propozoi edhe disa ndryshime në qeveri. Përmes një postimi në rrjetet e tij sociale, Basha deklaron se pas mbylljes së pazarit me Berishën për mbylljen e listave, Rama do e mbushë qeverinë dhe parlamentin me anonimë që nuk e kërcënojnë pushtetin e tij dhe do e mbrojnë atë nga drejtësia.
“Tumori i Shqipërisë është koka e qeverisë. Të tjerat janë metastaza, që sado t’i shkulësh nuk e shëron të keqen që ka mbërthyer vendin”, shkroi Basha.
Sipas tij, tani që mbylli pazarin me Sali Berishën, do e mbushë qeverinë dhe Parlamentin me anonimë që nuk e kërcënojnë pushtetin e tij dhe do ta mbrojnë nga drejtësia.
“Gjithçka për karrigen dhe pushtetin e tij në kurriz të Shqipërisë dhe shqiptarëve”, përfundoi Basha.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?