Ndryshimet në Kod dhe vakanca në KQZ, problemet kryesore për zgjedhjet vendore
Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë, 5 muaj para zgjedhjeve vendore jep alarmin pasi kuadri ligjor për këto zgjedhje nuk është ende i plotë dhe se KQZ është e palotësuar.
Një nga pikat që bashkëdrejtuesit e Koalicionit u ndalën ishte edhe dialogimi i politikës për reformën zgjedhore.
Koalicioni bëri me dije edhe një sërë problematikash të tjera në prag Zgjedhjet 2015, ku fokusi kryesor ishte përfaqësimi i grave në politikë, votimi i emigrantëve, por edhe njoftimi i votuesve.
“Kuadri ligjor për zgjedhjet lokale është i paplotë. KQZ ende e paplotë 5 muaj para zgjedhjeve. Përfaqësimi i grave në politikë është ende sfide. Njoftimi me shkrim i zgjedhësve s’është zbatuar”, tha Gerta Meta.
Në lidhje me votimin e emigrantëve, bashkëdrejtuesit e KVV u shprehën se kanë këmbëngulur se emigrantët duhet të votojnë në vendet ku jetojnë, dhe për këtë duhet t’u krijohen kushtet e nevojshme.