Ndryshimet në Kodin Penal. Meta: Të respektohet Kushtetuta dhe Konventat Ndërkombëtare

Ndryshimet e reja në Kodin Penal të propozuara nga qeveria në kuadër të ndëshkimit për mos zbatimin e masave të ndërmarra për parandalimin e COVID-19, kanë risjellë debate në sferën politike.

Presidenti i vendit Ilir Meta i ftuar në “Pasdite me Xhaxhiun” në Fax News i pyetur në lidhje me ndryshimet në Kodin Penal, deklaroi se si institucion do të flasë në momentin e duhur, por nënvizoi faktin se të gjitha ndryshimet duhen parë në respekt me kushtetutën dhe konventat ndërkombëtare.

“Lidhur me çështjen si institucion do të flasim në kohën e duhur. Ne nuk jemi një vend që kemi vuajtur nga mungesa e tipareve të autokracisë dhe në kohë të qeta. Sfida për të gjithë është të rrisim sa më shumë ndërgjegjësimin e qytetarit për ta fituar këtë betejë. Unë kam nënvizuar rëndësinë e frymës së bashkëpunimit  e me këtë duhen parë të gjitha ndryshimet dhe masat në respekt me kushtetutën dhe konventat ndërkombëtare që Shqipëria është e detyruar t’i respektojë.”– tha Meta.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?