Ndryshimet në qeveri, Bardhi: Makiazh për fytyrën e kalbur nga korrupsioni

Pasi kryeministri Edi Rama bëri me dije emrat e kabinetit të ri qeveritar, ka ardhur edhe reagimi i parë nga opozita.

Gazment Bardhi thotë se nuk ka asnjë rëndësi se cilin ministër ndryshon Edi Rama, pasi gjithçka për të është një makiazh për fytyrën e kalbur nga korrupsioni i kryeministrit.

“Korrupsioni, i cili qendron në themelet e kësaj qeverie, do të vazhdojë të gërryejë mirëqenien në çdo familje shqiptare. Nuk ka pikën e rëndësisë se cilin ministër ndryshon Edi Rama. Është thjesht një makiazh për fytyrën e kalbur nga korrupsioni të kryeministrit”, shkruan Bardhi.

SHKARKO APP