NDRYSHIMI i madh në favor të Demokracisë filloi dje nga Amerika me Joe Biden

-Fitorja e Joe Biden premton një erë ndryshimi global, prej së cilës nuk mund të bëjë përjashtim edhe Shqipëria. Gjatë viteve të fundit shteti i së drejtës, shenjtëria e votës dhe gjithë parimet e demokracisë që promovon SHBA dhe Perëndimi pësuan një dështim në Shqipëri.

-“Amerika është provuar dhe është ngritur ndaj sfidave. Sot, ne festojmë jo fitoren e një kandidati, por të një kauze, një kauze të demokracisë. Ne mësuam përsëri se demokracia është e çmuar. Demokracia është e brishtë dhe, në këtë moment, miqtë e mi, demokracia ka mbizotëruar”,- deklaroi Joe Biden. Për Shqipërinë dhe shqiptarët Amerika nuk është vetëm aleati i rëndësishëm strategjik, por dhe modeli më frymëzues demokracie.

Joe Biden ka marrë dje zyrtarisht detyrën si President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në ceremoninë solemne të inaugurimit në Capitol Hill, së bashkë me zëvendëspresidenten Kamala Harris, Joe Biden dha mesazhet e para të ndryshimit në politikën e brendshme amerikane dhe në politikën ndërkombëtare të SHBA. Në fjalimin e tij të parë si drejtues i superfuqisë më të madhe botërore, presidenti Biden foli me një gjuhë që bashkon dhe jo që ndan. Ai iu drejtua amerikanëve për unitet duke sjellë në vëmendje situatën e pazakontë të protestave pak ditë më parë në Captiol Hill dhe deklaroi se do të mbronte dhe interesat e atyre që nuk e kanë votuar apo nuk e kanë mbështetur. Në fjalimin e tij, Biden vuri theksin se fitorja e zgjedhjeve nuk ishte thjesht fitorja e një kandidati, por e kauzës së demokracisë. “Amerika është provuar dhe është ngritur ndaj sfidave. Sot, ne festojmë jo fitoren e një kandidati, por të një kauze, një kauze të demokracisë. Ne mësuam përsëri se demokracia është e çmuar. Demokracia është e brishtë dhe, në këtë moment, miqtë e mi, demokracia ka mbizotëruar”,- deklaroi Jode Biden.

Fitorja e Biden dhe demokracisë në SHBA është një ngjarje që ka impakt në gjithë botën. Pas 4 viteve me paqartësi që prodhoi politika e presidentit Donald Trump, zhvillimet në SHBA shihen dhe si një sinjal për vende e tjera të botës. Ardhja e Joe Bide në krye të SHBA rikthen modelin e vlerave më të mira të Amerikës në raport me vendet e tjera. Nga një superfuqi që për 4 vite u largua nga problemet kryesore ndërkombëtare, SHBA me Joe Biden rikthehet në skenën ndërkombëtare si promovuese e vlerave të demokracisë dhe lirisë që ka përfaqësuar gjithmonë. Shqipëria dhe shqiptarët kanë një arsye më shumë për të pritur zhvillime të reja më Joe Biden. Presidenti Joe Biden është një nga njohësit më të mirë të Kosovës dhe Shqipërisë në politikën e SHBA-së. Është nga politikanët amerikan që u angazhua fuqishëm në administratën e Presidentit Bill Clinton gjatë luftës në Kosovës. Ka mbështetur i pari pavarësinë e saj dhe njeh nga afër të gjitha zhvillimet gjeopolitike në rajon. Po kaq mirë njeh dhe zhvillimet në Shqipëri, falë lidhjes me komunitetin shqiptar që jeton në SHBA. Në këtë drejtim, Kosova nuk do të jetë më objekt eksperimentesh dhe interesat e shqiptarëve në rajon do të kenë në Shtëpinë e Bardhë avokatin më të mirë dhe mbështetësin më të madh.

Fitorja e Joe Biden premton dhe një erë ndryshimi, prej së cilës nuk mund të bëjë përjashtim dhe Shqipëria. Gjatë viteve të fundit, shteti i së drejtës, të drejtat e njeriut, shenjtëria e votës, zgjedhjeve dhe gjithë parimet e demokracisë që promovon SHBA dhe Perëndimi pësuan një dështim në Shqipëri. Në skenë dolën liderët autokratë që pavarësisht emrave dhe shtete janë kërcënimi më i madh i për shoqëritë demokratike. Ardhja e Joe Biden në pushtet dhe mbrojtja e parimeve të demokracisë që gjithmonë kanë bërë të madhe Amerikën, është sinjali se koha e autokratëve dhe pushtetarëve që nuk kanë lidhje me këto vlera po merr fund.

Për Shqipërinë dhe shqiptarët Amerika nuk është vetëm aleati i rëndësishëm strategjik, por dhe modeli më frymëzues. Ardhja e Joe Biden premton një epokë të re për demokracinë, institucionet, ndarjen e pushtetëve, Kushtetutën dhe votën e qytetarëve. Janë vlera ku bazohet zhvillimi i shoqërive dhe shteteve moderne. Ndryshimi filloi dje në Amerikë, është koha që dhe Shqipëria të bëjë kthesën e madhe.

MIli Xhani

 

 

SHKARKO APP