Ndryshimi i Kodit Penal, PD: Rama ka 7 vjet që u tregon shqiptarëve burgun

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka reaguar pas ndryshimit në Kodin Penal për të dënuar shkelësit e izolimit.

Në Facebook Bardhi shkruan se kryeministri Edi Rama ka 7 vjet që u tregon shqiptarëve burgun e gjobat dhe po e bën edhe tani në situatën e krijuar nga pandemia e koronavirusit.

Sipas Bardhit, në vend të testimeve dhe në vend të ndihmojë realisht bizneset, Rama krenohet me gjobat për popullin.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ka 7 vjet që u tregon shqiptarëve burg dhe gjoba dhe vazhdon ta bëjë edhe tani, kur qytetarët nuk kanë siguri as për shëndetin, as për punën, as për bukën e gojës. Në vend të testimeve, siç bën bota, Edi Rama flet për burg. Në vend të ndihmojë realisht bizneset që të mos mbyllin vendet e punës, Edi Rama krenohet me gjobat që i vendos popullit.Gjoba dhe burgu është alternativa e vetme që ka Edi Rama për qytetarët. Lekët janë për oligarkët e koncesioneve”, shkruan Bardhi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?