”Ndryshimi i pashmangshëm”/Guri: Çdo votë e 25 prillit, është e zemërimit të një populli ndaj keqqeverisjes

Drejtuesja politike e LSI-së në Durrës, po ashtu edhe kandidate për deputete në këtë qark Elona Guri teksa ka komentuar mbylljen e fushatës elektorale të LSI-së, thotë se sot u dëshmua se Pranvera Shqiptare ka ardhur. ”Çdo votë e 25 prillit do jetë një votë e zemërimit të një populli ndaj keq-qeverisjes, varfërisë dhe shpopullimit, dhe një akt patriotik për të çliruar vendin nga oligarkët e për t’ia kthyer Atdheun qytetarëve të thjeshtë”.

Postimi i plotë

Sot në këtë TAKIM MADHËSHTOR në Sheshin “Nënë Tereza” u dëshmua se PRANVERA SHQIPTARE tashmë ka ardhur, se NDRYSHIMI është i pashmangshëm, se SHPRESA është rikthyer, dhe se 25 prilli do jetë DITA E FITORES së madhe për të gjithë shqiptarët.

Çdo votë e 25 prillit do jetë një votë e zemërimit të një populli ndaj keq-qeverisjes, varfërisë dhe shpopullimit, dhe një akt patriotik për të çliruar vendin nga oligarkët e për t’ia kthyer Atdheun qytetarëve të thjeshtë.

Asgjë dhe askush nuk mund t’a ndalë forcën e ndryshimit. E ardhmja do jetë më e mirë dhe më e ndritur sepse kështu do e vendosë populli shqiptar dhe ky është vullneti i tij: NDRYSHIM, NDRYSHIM, NDRYSHIM, sepse e duam Shqipërinë si gjithë Europa sepse e duam Shqipërinë Shtëpinë Tonë.

SHKARKO APP