Ndryshimi i sistemit zgjedhor/ Mediu: Opozita është pro

Kreu i PR-së, Fatmir Mediu pas takimit me Lulzim Bashën dhe aleatët, tha se ata janë dakord për ndryshimin e sistemit. Nga ana tjetër, Mediu thotë se reagimi negativ është nga mazhoranca që nuk do as ndryshim sistemi dhe as qeveri tranzitore.

”Çdo gjë në tryezë është qëndrim i opozitës. Janë koordinuar me opozitën. Nëse ne kërkojmë më shumë transparencë, të shmanget manipulimi, dhe ka reagim negativ nga mazhoranca. Nëse ne kërkojmë qeverisje kujdestare, dhe nga qeveria ka refuzim, atëherë ka një ecje drejt manipulimit të zgjedhjeve nga pala tjetër. Kemi rënë dakord në parim me Bashën. Do shtrohet në tryezën e Reformës Zgjedhore. Ka të bëjë me një interes specifik dhe për krijimin e një marrëdhënieje më të drejtë”.

SHKARKO APP