Në 107-vjetorin e ushtrisë shqiptare, Basha: Mirënjohje nga zemra efektivëve të FA-ve
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha iu ka shprehur mirënjohjen e tij efektivëve të Forcave të Armatosura në 107-vjetorin e ushtrisë shqiptare.
Basha shkruan se djemtë dhe vajzat në uniformë edhe pse në kushte shumë të vështira kanë sakrifikuar prej orëve të para të tragjedisë që goditi vendin mëngjesin e 26 nëntorit për t’iu ardhur në ndihmë njerëzve të goditur nga tërmeti.
“Mirënjohje nga zemra efektivëve të Forcave të Armatosura, djemve dhe vajzave tona në uniformë që edhe pse në kushte shumë të vështira, kanë sakrifikuar prej orëve të para të tragjedisë për t’u ardhur në ndihmë njerëzve të goditur nga tërmeti.
Krenarë për ju që si pjesë prej dhjetë vitesh e NATO-s kontribuoni me nder dhe dinjitet për paqen dhe stabilitetin kudo ne botë. Ju meritoni dhe do të keni të gjithë mbështetjen e munguar.
Në këtë 107 vjetor të Ushtrisë Shqiptare ju uroj nga zemra, Zoti ju bekoftë ju dhe familjet tuaja! Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët!”, shkruan Basha.