”Në 2023, prioritet infrastruktura, arsimi e sporti”, Veliaj: Fitore 5-0 më 14 maj në qarkun e Tiranës

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është i bindur se mazhoranca do t’i fitojë të 5 bashkitë e qarkut më të madh në vend, ku ai është udhëheqës politik. “Ambicia jonë është e qartë, ne duam të fitojmë 5-0 dhe jo se do jetë 5-0 se kemi inat kundërshtarin, fitojmë 5-0 sepse kemi dëshirë punën. Filozofia e këtyre zgjedhjeve është shumë e thjeshtë”,-thotë Veliaj në një intervistë për Tv Klan.

Për shkak të performancës, rikonfirmimi nuk është është në diskutim dhe Veliaj do të garojë për një mandat të tretë. ”Puna dhe investimet”, thotë kryebashkiaku, janë çelësi i suksesit, ku përveç Teatrit të ri Kombëtar për të cilin ka nisur puna, brenda këtij viti do të vijë edhe përfundimi i veprave të mëdha infrastrukturore për kryeqytetin.

“Ne duam që të mbarojmë Piramidën këtë pranverë, të fillojmë Kopshtin Botanik pasi s’mund të jetë peng i rojës që merr para për fotografi dasmash. Duam që të perfundojmë unazën kemi një bashkëpunim me qeverinë ku ata bëjnë aksin kryesor në merremi me shpronësimet dhe atyre që janë pa letra në gjurmën e unazës. Duam të mbarojmë unazën nga sheshi Shqiponja, kalojmë në lumin Paskuqan, rifutemi në Tufinë dhe bashkohemi në Farkë me unazën ekzistuese”.

Viti 2023 e gjen Tiranën si Qyteti Europian i Sportit, dhe kryebashkiaku Veliaj thotë se përveç mijëra aktiviteteve sportive, puna do të fokusohet dhe tek investimet sportive. Investimet në shkolla pritet t’i japin fund mësimit me dy turne të cilat në disa zona po zhvillohet për shkak të rikonstruksionit të godinave ekzistuese arsimore.

SHKARKO APP