Në Baldushk u hap tregu i gjelave të detit për festat e fundvitit! Blini gjelin e Baldushkut
Politikë E Diel, 22 Dhjetor 2024 19:20
“Në Baldushk u hap tregu i gjelave të detit për festat e fundvitit! Blini gjelin e Baldushkut dhe ndihmoni një familje të zonës.
Krenar për fermerët tanë, që rrisin produktin më të mirë në Shqipëri dhe Ballkan! Ftoj të gjithë qytetarët, lokalet dhe hotelet e Tiranës ta bëjnë pjesë të tryezës festive gjelin e Baldushkut!”- shkruan Erion Veliaj.