”Në betejë dal vetë i pari”, Meta thirrje strukturave për zgjedhjet lokale: Dua të zgjoj energjinë e Vlorës

Ilir Meta tregon se kur është fjala për betejë, ai është në rrjeshtin e parë. Nga Vlora, ku e e cilësoi të rëndësishëm si qark për zgjedhjet lokale, Ilir Meta i bëni thirrjeve strukturave të Partisë së Lirisë që të nisin nga puna.

Duke qenë se nuk kemi përfaqësues në këshillat bashkiakë, duhet të nisë përpara kjo punë për monitorimin e bashkisë. Problemet duhen ngritur në opinion publik. Duhet të ngrenë edhe përfaqësuesit e PL që janë të preokopuar për qeverisjen e Vlorës. Vlora ka një peshë të veçantë. Gjithmonë kur ka çështje të rëndësishme jam i angazhuar të vij në Vlorë për t’i dhënë zë problemeve dhe shqetësimeve. Angazhimi im do jetë 100 herë më i fortë kur vendosa krijimin e LSI.

Ju e dini që unë në betejë dal vetë i pari. Nuk nxjerr asnjeri tjetër para. Pres që të kem një përkrahje shumë të fortë në Vlorë. Kjo varet nga serioziteti ynë për të çuar deri në fund kauzat tona. Është një proces që shumë shpejt do të përshpejtohet.

Unë kam interes ta zgjoj energjinë e Vlorës sepse është e pandotur. Është e pastër, bio dhe atdhetare. Flamurin atje do e ngul vetë i pari. Unë çfarë të bëj kur e shoh ndeshjen te shkallët se kur hyj vetë pastaj. Ne do bëjmë jo vetëm opozitë, por dhe qeverisje të fortë”.

SHKARKO APP