Në Bruksel vlerësohet Reforma në Drejtësi/Krasniqi: Ironike, 54 ditë para zgjedhjeve PS çon në Kuvend 8 nisma për ndryshime

Kryeministri Edi Rama është në Bruksel, në kuadër të Këshillit të 11-të Stabilizim Asocimit. Me ironi analisti Afrim Krasniqi thotë se kur sot në Bruksel u vlerësua Shqipëria për Reformën në Drejtësi, Partia Socialiste nënvizon ai, 54 ditë para zgjedhjeve depoziton në Kuvend pa transparencë dhe konsultim 8 nisma për ndryshime në ligjet e kësaj reforme.

Postimi i plotë

Ironi! Në Bruksel sot vlerësohet Shqipëria për Reformën në Drejtësi, në Tiranë 54 ditë para zgjedhjeve, në Kuvend u depozituan 8 nisma për ndryshime në ligjet e Reformës në Drejtësi. Pa transparence, konsultim & konsensus. Pas ndryshimit të njëanshëm të Kodit & Kushtetutes ishte e pritshme.

SHKARKO APP