Në burgjet shqiptare është dhe një gylenist tjetër, vendimi pritet në 13 janar

Avokati i mësuesit turk të shpallur si terrorist në vendin e tij, i cili u deportua në mënyrë të dyshimtë nga Shqipëria 2 ditë më parë, Harun Çelik, ka rrëfyer ditën e sotme detaje të tjera skandaloze për çështjen e klientit të tij.

Alban Bengasi në një prononcim për “Fax News” tregon se autoritetet shqiptare ishin në dijeni, se ai po hetohej si terrorist në Turqi, pasi ambasada turke në Tiranë u kishte nisur një shkresë, nëpërmjet të cilës i vinte në dijeni për këtë fakt.

Në prononcimin e tij, avokati Bengasi tregon se në qelitë e burgjeve shqiptare gjendet edhe një “gylenist” tjetër, i cili do të dalë në gjyq në datën 13 janar. “Ndaj klientit tim nuk ka pasur asnjë akt dëbimi, dhe deportimi erdhi menjëherë pas vendimit të gjykatës për lirim për akuzën ‘Falsifikim të dokumenteve’. Ai ka qëndruar 5 muaj në paraburgim për këtë akuzë ndërsa është marrë direkt nga policia brenda ambienteve të burgut 302 dhe është nisur drejt aeroportit. Ambasada turke kishte nisur një shkresë për autoritetet shqiptare ku viheshin në dijeni se Harun Çelik ishte nën hetim në Turqi. Klienti im ishte vënë në dijeni të kësaj shkrese ndaj kërkoi azil politik pasi ndihej i kërcënuar. Është dhe një rast tjetër i ngjashëm me Çelik dhe me datë 13 vendoset për të”,- ka rrëfyer avokati Bengasi.

SHKARKO APP