“Në ditët në vazhdim do ketë padi”, Meta: Demokracia nuk bëhet kurban në 25 prill, jemi popull shiponjash, jo sorra që na shtypin patronazhistët
Presidenti Ilir Meta u shpreh se në ditët e ardhme do të ketë shumë padi dhe shpreson që prokuroria të veprojë shpejt.
Po ashtu, Meta tha se në asnjë mënyrë demokracia nuk bëhet kurban në zgjedhjet e 25 prill.
Meta: Në ditët e ardhme do të kemi shumë padi dhe shpresoj që prokuroria të veprojë shpejt. Ne shumë shpejt përpos padisë, do të çojmë prova konkrete se si funksion Gestapoja moderne. Presidenti ka vetëm një fushatë, mbrojtjen e kushtetutës. Do ju faktoj me dëshmitarë konkretë dhe prova si është ndërtuar një rrjet dhunues mafioz i tipit Gestapo përmes gjoja patronazhistëve që janë tutorë të qytetarëve shqiptarë duke u bërë çdo ditë presion dhe shantazh.
Të jeni të sigurt në asnjë mënyrë demokracia nuk bëhet kurban në 25 prill. Ne do t’i tregojmë gjithë botës që jemi popull shqiponjash dhe jo sorra që na shtypin patronazhistët. Unë në këto zgjedhje dua më shumë programe e transparencë nga forcat politike.
Presidenti Ilir Meta në një konferencë për mediat kishte një thirrje edhe për punonjësit e Policisë së Shtetit.
Meta theksoi se policët duhet të ndëshkojnë krimin zgjedhor. Kreu i shtetit tha se policët duhet të mos lejojnë që të përdoren, sii në zgjedhjet e Dibrës dhe të Shijakut.
“Kam një thirrje për policinë. Të tregojë integritet, të mos përdoret si në zgjedhjet e Dibrës dhe të Shijakut. Policia të hetojë çdo krim zgjedhor. Çdo funksionar publik të mos intimidojë njerëzit.
Çdo formë për të marrë votën me shantazh sjell përdhosje të dinjitetit. Refuzoni urdhrat politikë të shefave, se populli do ju ndëshkojë. Drejtësia të veprojë për të parandaluar fenomene negative”, deklaroi Meta.