“Ne do t’i japim fund presioneve”, Lulzim Basha: Liria e medias ka pësuar regres gjatë qeverisjes së Ramës

Kur na ndajnë edhe 4 ditë nga zgjedhjet e 25 prillit, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka ngritur shqetësimin e lirisë së medias në vendin tonë.

Sipas Kryedemokratit Basha, liria e medias gjatë qeverisjes së Ramës ka pësuar regres.

“Në 2013 Edi Rama premtoi se nuk do të kishte presion qeveritar mbi mediat. A e mbajti këtë premtim? Jo

Liria e Medias ka pësuar regres shqetësues gjatë qeverisjes së Ramës. Shembulli i këtij regresi është mbyllja e motivuar politikisht e Agon Channel, e cila do t’u kushtojë shqiptarëve 110 milionë euro”, shkruan Basha.

Më tej kreu i PD thotë se kur të vijë në pushtet do ti japë fund presioneve qeveritare, të çfarëdo natyre mbi çfarëdo ekrani apo tribune mediatike me qëllim deformimin e vijës editoriale.

SHKARKO APP