Në dosjen e Jamarbër Malltezit në SPAK del edhe emri i Lulzim Bashës, ka firmosur 17 kulla!

Pas arrestimit të Jamarbër Malltezit dhe akuzave për ish-kryeministrin Berisha, ka dalë Lulzim Basha që ka kërkuar që SPAK të hetojë dhe ti detyrojë që të kthejnë paratë e grabitura prej Malltezit.

Por detaje të reja kanë nga dosja e SPAK, për çështjen e privatizimit të klubit “Partizani” nga Jamarbër Malltezi, dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha.  Gjithashtu në dosje shkruhet se Bashkia e Tiranës, e drejtuar prej korrikut 2011 deri në korrik 2015 nga shtetasi Lulzim Basha, e ka pajisur me leje zhvillimore për ndërtimin e 17 kullave, shoqërinë “Homeplan”.

“Rezulton se nga qershori 2008 kur është bërë raporti i vlerësimit të ekspertëve të objekteve të klubit të sportit Partizani dhe deri në dhjetor 2008, ka përfunduar procedura e njohjes dhe e kthimit fizik, vlerësimi financiar i objektit që i nënshtrohet parablerjes, dorëzimi nga organet e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ministrisë së Ekonomisë si dhe regjistrimi në regjistrat publike të kësaj sipërfaqe.

Swiss Digital Desktop Reklama

Po kështu, Bashkia e Tiranës, e drejtuar prej korrikut 2011 deri në korrik 2015 nga shtetasi Lulzim Basha, e ka pajisur me leje zhvillimore për ndërtimin e 17 kullave, shoqërinë “Homeplan”. Për këtë shkak ngrihen dyshime mbi ekzistencën e veprës penale të ushtrimit të ndikimit të paligjshëm dhe korrupsionit. Sipas kallëzuesit, fakti që shtetasi Jamarbër Malltezi është lidhje e afërt e kryeministrit të kohës ka shkaktuart këtë lloj ecurie,”-del nga dosja e SPAK.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?