”Në dy ditë u faktuan qindra akuza”, Balliu: 25 Prilli u vërtetua si datë e krimit dhe vjedhjes së votës

Ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu thekson se në dy ditë u faktuan qindra akuza të PD dhe LSI për zgjedhjet, dhe se KAS nuk mund të mos pranojë provat për hetimin kur faktet dhe provat tashmë po i sheh e gjithë Shqipëria. Në një postim në facebook, ai thotë edhe se 25 Prilli tashmë u vërtetua si datë e krimit dhe vjedhjes së votës.

Postimi i plotë

25 Prilli tashmë u vërtetua si datë e krimit dhe vjedhjes së votës. Një popull që nuk voton i lirë është një popull i destinuar të vuaj nga abuzimi dhe pushteti i atyre që i kanë vjedhur votën.

Swiss Digital Desktop Reklama

KAS nuk mund të mos pranojë provat për hetimin kur faktet dhe provat tashmë po i sheh e gjithë Shqipëria.
Është e paprecedentë që institucionet e shtetit nuk pranojnë të marrin provat për të parë shkeljet.

Swiss Digital Mobile Reklama

Fakti që në dy ditë u faktuan qindra akuza, vërteton se me 25 Prill nuk ka patur zgjedhje por vetëm një skemë antikombëtare që vrau votën.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?