“Në Ersekë na keni vrarë komisionerë Sali, dhe ende autorët nuk janë dënuar”

 

Ngjarja e djeshme në Ersekë ka shkaktuar debate të shumta në Kuvend. Por, deputeti socialist, Erjon Braçe, thotë se ajo po ekzagjerohet.

Ai i ka kujtuar Berishës, se në Ersekë, në kohën kur ai ishte president, janë vrarë 2 komisionerë të PS-së dhe janë plagosur 5 të tjerë, ndërkohë që autorët nuk janë dënuar ende.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Në Ersekë keni vrarë komisionerë Sali, Luli e gjithë sa jeni.

Swiss Digital Mobile Reklama

Po dëgjoj prej mëngjesi në “Llafe House”, që qajnë e rënkojnë, na kanë sulmuar Lulzim Bashën, oiiiiiii, olelele olelele!

I referohen aktit të një të riu në Ersekë dje, që ka lëshuar një karrige në drejtim të xhaxhait të tij.

Gabim shumë i madh! Jo vetëm duhet dënuar si akt politikisht, por edhe ligjërisht, nëse është shkelur ligji. Policia e ka ndaluar që dje dhe drejtësia të bëjë punën e saj.

Por boll deri këtu.

Sali Berisha në krye të partisë që drejton Luli, por edhe në krye të shtetit, në ditën e zgjedhjeve, mu aty në Ersekë, kanë vrarë me armë zjarri dy komisionerë dhe kanë plagosur 5 të tjerë, të gjithë të PS.

Ende dhe sot nuk janë në burg.

Janë në kërkim ndërsa dhe këta shijojnë "eksodin"!!

Kuptoni?”, shkruan deputeti socialist.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?