Në fund të gushtit ministrat do të raportojnë tek Rama për punën e verës, para se të nis sezoni i ri politik

Edhe pse jemi në mesin e gushtit, ministrat do të duhet edhe të punojnë për të shkuar të përgatitur para kryeministrit Edi Rama, përpara se të rikthehen në zyrat e tyre në shtator. Rama i ka njoftuar vartësit e tij që me 28-29 gusht do të duhet të jenë të pranishëm për retreat-in para sezoni të ri politik.

Ministrat kanë marrë detyrën që në fund të muajit të çojnë në tryezën e kryeministrit analizën e punëve të kryera dhe objektivat e reja përpara vitit zgjedhor. Sipas ”A2cnn”, ajo që dihet është se formati i këtij retreat-i veror do të jetë i ngjashëm me atë të Lezhës në janar të këtij viti. Edi Rama do të bëjë bashkë jo vetëm ministrat e zyrtarët e tjerë të lartë të ministrive, por edhe drejtuesit e komisioneve parlamentare, në ato që quhen grupet e punës për çdo sektor ku gjenerohen ide dhe vendosen objektiva për tu realizuar.

Turizmi pritet të marrë vëmendjen kryesore, ku veç atyre që konsiderohen suksese vëmendje do të marrin edhe problematikat të cilat kanë nisur të evidentohen gjatë muajve të verës, një nga të cilat është edhe ndotja e bregdetit.

SHKARKO APP