Në grupin e Berishës, deputeti Baçi: Regjistrohemi në KQZ si PD. Koalicioni mbetet opsion i dytë

Nën logon e kujt do të marrin pjesë kandidatët e dalë nga Primaret për zgjedhjet lokale të 14 Majit? ”Regjistrimi me koalicion në zgjedhjet e 14 majit mbetet një opsion i dytë, pasi opsioni i parë është regjistrimi i Rithemelimit si PD në KQZ”,-thotë deputeti demokrat, Luan Baçi, në ”A2 CNN”.

Deputeti që është pjesë e grupit të Berishës, thotë se Gjykata e Apelit nuk ka kthyer vulën, por ka rikthyer çështjen për rishqyrtim, ndërsa e cilësoi vendimin e gjyqtarëve një njollë turpi në historinë e gjykatave në vend. Ai theksoi se Rithemelimi do të ndjekë të gjitha shkallët e gjyqësorit për këtë çështje, pasi sipas tij gjykatat janë të kapura nga Rama.

“Me koalicion është opsioni i dytë, por ne i jemi drejtuar KQZ për t’u regjistruar si PD. Vendimi Gjykatës së Apelit nuk ka bërë kthim të vulës, por ka rikthyer çështjen për rishqyrtim në shkallën e parë. PD do bëjë rekurs në Gjykatën e Lartë, në Gjykatën Kushtetuese dhe të Strasburgut jemi të bindur që gjykatat janë të kapura nga Rama, por është e detyrueshme për të kaluar të gjitha shkallët e gjyqësorit. Nuk e pengon asgjë KQZ-në që të regjistrojnë PD dhe beteja në gjyqësor vazhdon. Kur të zbardhet vendimi do të shohim çfarë problemesh ka parë që e ka rikthyer në shkallën e parë. Celibashi kishte të drejtë gjykata duhet të shprehej me formën e prerë”.

Duke qenë se barra e përgjegjësisë tashmë bie mbi kreun e KQZ-së, Baçi i bëri thirrje kryekomisionerit Ilirjan Celibashi që të ngrihet në lartësinë e detyrës dhe t’i hapë rrugë pluralizmit në Shqipëri.

SHKARKO APP