Në Himarë mbahet një protestë pro Fredi Belerit

Kjo e hënë shënon edhe ditën e fundit për betimin e kryebashkiakut Fredi Beleri dhe në Himarë po zhvillohet një protestë në mbrojtje të tij. Për këtë arsye, nga burgu Beleri ka pasur një mesazh, teksa tregon se nuk e ka humbur shpresën që do të marrë drejtimin e Bashkisë.

“Jam mirë, jam i fortë. Jam duke pritur. Kanë kaluar 3 muaj, jam i vendosur të betohem kryetar bashkie dhe të shkoj atje ku më kanë emëruar himariotët. Dua t’u them atyre të jenë të fortë, të presin dhe të kenë besim te Zoti. Drejtësia mund të jetë e ngadaltë. Ndonjëherë më shpejt, ndonjëherë më ngadalë, por në fund fiton gjithmonë”, tha ai nga burgu, për mediat greke.

Ai hedh akuza në drejtim të kryeministrit Edi Rama. “Arsyeja e vetme që jam këtu është rrëmbimi i pronave për llogari të investitorëve strategjikë që janë kryesisht miq të qeverisë dhe kryeministrit,” shtoi Beleri.

SHKARKO APP